“Ishe mbështetja më e madhe që kishim”, dedikimi prekës i nipit për 69 vjeçarin që u gjet i vdekur në Podujevë

Idriz Babatinca, punëtor i sigurimit në fabrikën e turshive ‘Dardania SHPK’ në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës sot.

Nipi i tij, Mensur Babatinca ka publikuar një shkrim në rrjetin e tij social facebook pas vdekjes së Babatincës.

Ai e quan atë si mbështetjen më të madhe që e kishte dhe se i është mërzitur ikjes së tij të hershme.

Ai gjithashtu ka njoftuar se varrimi i tij bëhet nesër me fillim nga ora 16:00.

Postimi i tij i plotë:

Dheu te qoft i Leht migja jem.

Allahu te shperbleft me Xhenet

Ikja jote e papritur na ka merzitur shum

Ishe Mbeshtetja jon me e madhe qe kishim.

Idriz ( Rizah ) Babatinca

Varrimi behet 04.01.2023

Ne ora 16:00

Lexo edhe:  Policia inspekton sallonet e masazhave, mbyll 44 prej tyre