Ish ushtari i UÇK’së reagon pas lajmit për vdekjen e tij: Jam mirë, në punë si çdo ditë

Ish-ushtari i UÇK-së nga fshati Baicë i Drenasit, Florim Kiqina, ka reaguar pas një lajmi të pavërtetë të publikuar, ku ishte shpallur gabimisht i vdekur.

Përmes një reagimi publik, Kiqina ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon aktivitetin e përditshëm pa asnjë problem.

“Jam shëndosh e mirë. I njoftoj të gjithë dashamirët, shokët e familjarët se kam marrë shumë telefonata. Jam mirë dhe për momentin jam në punë si çdo ditë. Gjithçka është në rregull – ishte vetëm një lajm i pavërtetë”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  E rëndë: 3 të plagosur në Prishtinë nga festimet, një nga ta është 15 vjeçar