Ish-ushtari gjerman i UÇK-së kritikon FSK-në për rrugëtimin drejt Gjakovës: Tepër joprofesionale

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke e kritikuar FSK-në për rrugëtimin që mori drejt Gjakovës gjatë ditës së djeshme.

Siç u njoftua, shumë automjete të ushtrisë së Kosovës të radhitura pas njëra-tjetrës po udhëtonin drejt Aeroportit të Gjakovës. Ata po udhëtonin me 40 kilometra në orë.

Sidoqoftë, z. Bartetzko pretendon që një gjë e tillë bën shkelje të “rregullave ushtarake” dhe është “tepër joprofesionale”.

“Radhët ushtarake, në kohë paqeje dhe në rrugë publike, duhet të lënë hapësirë të mjaftueshme në secilin automjet që trafiku civil të kalojë.” – shkroi ai në një postim në Twitter.

Një gjë të tillë e bëri në një postim të një qytetari që tha se ishte “krenar, megjithëse kishte udhëtuar 40km/hr për dy orë.”

“…dhe sigurisht, nuk ka asgjë për t’u krenuar,” – përfundoi postimin e tij z. Bartetzko.

Lexo edhe:  70-vjeçari rrihet nga një serb në burgun e Hajvalisë - ky është rrëfimi i tij