Ish-policit të Kosovës i vazhdohet paraburgimi, familja kërkon ndihmë financiare

Serbia ia ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu, e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje rreth rastit të bashkëshortit të saj.

Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.

“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë. Unë kam kontaktu me presidenten, kryeministrin, Albulena Haxhiun e gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë përgjigje. Na kanë ndihmu Policia, populli e familjarët”, thotë ajo.

Familja e tij, përveçqë duhet të përballet me tensionin që ka prodhuar procesi, ka edhe vështirësi financiare për shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.

Ata kërkojnë ndihmën e të gjithëve për të vazhduar betejën për drejtësi.

Lexo edhe:  Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjakovë, Policia ia gjen 10 mijë euro në shtëpi