Ish-komandanti i UÇK-së Gani Imeri, financon lapidarin për dëshmorët Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi

Dikur si komandant i UÇK-së, Gani Imeri, njihej se u dilte krah gjithmonë ushtarëve dhe shokëve të tij.

As në liri, 25 vite më vonë, komandanti Imeri nuk i ka harruar shokët e luftës, shkruan “Jepi zë”.

Me fonde të kompanisë “Ariani Company” që e ndërtoi bashkë me vëllezërit, u ndërtua edhe lapidari i dy dëshmorëve Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi.

Tashmë falë komandatit Gani Imeri, emrat e këtyre dy dëshmorëve janë stampuar përjetësisht në vendin ku dhanë jetën.

Lexo edhe:  Policia ia kap drogën në "tegull" 27 vjeçarit në Vushtrri