Ish-komandanti i FSK-së: Beogradi po kërkon serbë në Kroaci për të luftuar në Kosovë
Gjenerali Kadri Kastrati, njëherit ish-komandant i FSK-së, njoftoi se nga disa burime shumë të sakta, ka marrë informacione që Serbia ka kërkuar 7 deri në 8 serbë të Kroacisë, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë.
Sipas ish-komandantit të FSK-së ata e kanë refuzuar një kërkesë të tillë, pasi siç tha ai, atyre u është kërkuar të barten në Kosovë.
“Unë e kam një informacion shumë të saktë, prej burimeve shumë të sakta, që Serbia ka kërkuar prej 7 deri në 8 personave në Kroaci nga komuniteti serb, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë. Mirëpo, ata kanë refuzuar, sepse kërkesa ka qenë që ata duhet ta lënë punën në Kroaci dhe të barten në Kosovë. Ata janë njerëz që kanë qenë në polici e në luftëra tjera”, deklaroi Kastrati në Tëvë1.