Ish-futbollisti i njohur kosovar: E lus Kosovën të mos e harrojë UÇK-në, le të veprohet si Kroacia

Ardian Kozniku, ish-futbollist i njohur kosovar, që ka luajtur në të kaluarën për Kroacinë ka bërë thirrje që të mos harrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kroacia ka eliminuar mbrëmë Brazilin pas penalltive, ndërsa pas ndeshjes trajneri kroat, Zlatko Daliq fitoren ia ka dedikuar çlirimtarëve kroatë.

Kozniku mbrëmë në T7 ka bërë thirrje që edhe Kosova të ndjek rrugën e Kroacisë duke mos harruar dhe falënderuar ushtarët kosovarë.

“Kroacia luajti për çlirimtarët, 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë. Unë u kam thënë miqve të mi në Kosovë se duhet me qenë të gjithë krenarë me UÇK-në. Ushtarët që kanë çliruar Kosovën, kanë derdhë gjak që sot të luajë reprezentacioni i Kosovës dhe të merr pjesë në garat kualifikuese. Dashtë Zoti që Kosova sa më shpejt të kualifikohet në Kampionat Botëror apo Evropian, dhe i kisha preferuar që të mos i harrojnë luftëtaret, sikurse Kroacia. Unë jam krenarë dyfish, pasi 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë”, u shpreh Kozniku.

“Nuk jam befasuar aspak. Brazili ka qenë prej fillimit kandidati numër 1. Për Kroacinë nuk është çudi që ka ardhur këtu. Kanë një ekip fantastik. Atmosfera është fantastike. Është për ta respektuar. Me plot meritë ka ardhur deri këtu”, tha fituesi i medaljes së bronztë në Kupën e Botës të vitit 1998

Lexo edhe:  E tmerrshme: Vajza 13-vjeçare në Pensilvani ther për vdekje nënën pasi ia mori iPhone-in