Ish deputeti i VV-së : Shtëpia ku banon Kurti është e Ridvan Muharremit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dikur pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar para disa ditësh se shtëpia ku po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në pronësi të të arrestuarit për keqpërdorime të rezervave shtetërore, Ridvan Muharremit.

Abazi këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke pretenduar se shtëpia paguhet “duke marrë tendera”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pas skandalit të madh me Ridvan Muharremin, si duket pronarin e shtëpisë ku jeton me ose pa qira Albin Kurti, pa qira sigurisht sepse qiraja paguhet duke marrë tendera e duke u bërë faktorë në takimet me Lajçakun e ambasadorë në shtëpi private”, deklaroi ndër të tjera Abazi.

Reagimi i Abazit vinte përpara arrestimit të mikut të Kurtit për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

Muharremi, sipas dosjes së Prokurorisë, është i implikuari kryesor në dallaveret me rezervat shtetërore, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 600 mijë euro.

Sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e ka publikuar“Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

Akterë të pushtetit ende në asnjë reagim të tyre s’e kanë përmendur emrin e Muharremit. Ata kanë zgjedhur ta sulmojnë prokurorinë dhe gjyqësorin për aksionin për rezerva shtetërore

Lexo edhe:  Nxënësit padisin shtetin që përfundoi provimin 90 sekonda më herët