Ish-basketbollisti i Prishtinës, Fikret Shatri ndërron emrin në “Nikë”, thotë se feja islame u vu me diktat

Ish-basketbollisti i njohur, Fikret Shatri, tregon se ka vendosur emrin Nikë si pseudonim të tij, të cilin do që ta shtojë edhe në dokumentet identifikuese.

Shatri thotë se emri i tij, me të cilin njihet edhe si ish-sportist, është arab dhe nuk e identifikon atë.

Shatri thotë se nuk është konvertuar në katolik e as nuk ndikohet nga kovertimet e fundit, sepse “nuk ka nevojë”. Por, ka një koment për besimin shumicë në Kosovë.

“Feja islame në Kosovë është vu me diktat, me gjenocid, me masakra, me kërbaç, me hanxharë, me shpata. Kjo është e vërteta”, ka thënë ish-basketbollisti në Klan Kosova, transmeton Jepi zë.

Lexo edhe:  Blasta: Me Mbresën pata lidhje para Big Brother, me Melisën pas BBVK