Ish-banori i BBVA në kërkim për kultivim kanabisi në Australi, bashkëshortja përballet me drejtësinë

Çifti Elvis dhe Belina Pupa janë vënë nën hetim nga autoritetet australiane, pasi akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike në territorin e Australisë.

Belina Pupa, 39 vjeç, është paraqitur të martën në gjykatë, ku është përballur me akuzën për mbjelljen e 43 bimëve kanabisi në pronën e saj në Ascot Park, sipas mediave australiane.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa, raportohet se është arratisur nga vendi dhe nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Avokati i zonjës Pupa ka kërkuar që asaj të mos i kufizohet lëvizja, duke paraqitur para gjykatës rolin e saj profesional dhe angazhimet ndërkombëtare.

“Zonja Pupa është punonjëse sociale, terapiste dhe ka klientë në të gjithë botën, kryesisht në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Ajo udhëton deri në 3 muaj çdo vit në Shqipëri. Prandaj kërkojmë që masa e sigurisë të mos kufizojë lëvizjet e saj, në mënyrë që të mund të udhëtojë në Shqipëri”, citohet të ketë thënë avokati i saj para gjykatës.

Lexo edhe:  Shkëlqimi i Instagramit dhe “mjerimi” i dy motrave gangstere në Bilisht: Ato reklamojnë luksin, por prindërit jetojnë në shtëpi të blerë me kontributet e bamirësve