‘’Invalidët e luftës i kanë këmbët me gjak’’, Syla: Qeveria s’ndau mjete për protezat e tyre
Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së në INFO10, ka treguar se bashkë me kategoritë e tjera të dalura nga lufta, vendosën të pezullojnë aktivitetet deri në interpretimin e Kushtetueses për Ligjin për pagën minimale.
Por, Syla ka thënë se ky Ligj nuk është problemi i vetëm që veteranët e kanë me Qeverinë.
Ai si një problem më të madh e ka përmendur edhe mos ndarjen e mjeteve për invalidët e luftës për ndërrimin e protezave të tyre, gjë që u ka shkaktuar probleme shëndetësore.
“Ne nuk presim diçka më të mirë nga kjo Qeveri. Prej që ka ardh në pushtet e shihni si u mundu me degradu vlerën tonë. Kjo nuk ka nda mjete as për shoqatat e familjeve të dëshmorëve as për invalidët me i ndërru protezat. Zakonisht verës çdo qeveri deri tani ka nda mjete për me i dërgu në banja ose me i dërgu në deti familjarët e dëshmorëve që janë shumë të pakët në numër sepse shumica prej tyre vetëm se kanë vdek. Poashtu e ka obligim me iu ndihmu invalidëve në subvencione që me i ndërru protezat e tyre, sepse invalidët e luftës sot i kanë këmbët me gjak se proteza është vjetruar dhe po iu bën dëme të mëdha, që do të thotë se zor do të jenë të riparueshme dhe e kanë vështirë të gjejnë edhe proteza të reja.”, tha ai.
Tutje ai tha se qasja e Qeverisë edhe kur u votua në parim të dytë ligji, s’i ka habitur.