Inteligjenca artficiale parashikon fituesin e sotëm të Eurovisionit, ja për kë bëhet fjalë

Faqet e basteve i kërkuan inteligjencës artificiale ChatGPT të analizojë favoritët për të fituar finalen e Eurovision 2023. Fitorja parashikohet për përfaqësuesen suedeze Lorin.

Ky është parashikimi i inteligjencës artificiale të ChatGPT për finalen e Eurovizionit:

“Eurovision 2023 u mbajt më 13 maj. Ishte një mbrëmje dinamike e mbushur me performanca të bujshme dhe konkurrencë të ashpër. Pas një konkursi emocionues, vendi fitues ishte Suedia me këngën e saj fantastike. Konkurrentja suedeze fitoi zemrat e jurisë dhe publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm, performancën magjepsëse dhe kombinimin e elementeve muzikore moderne dhe tradicionale. Ata morën 298 pikë dhe siguruan një fitore të merituar”, shkroi AI.

Në rast se del parashikimi i ChatGPT, Suedia do të fitojë Eurovizionin për herë të shtatë.

Finalja e Eurovision është duke u mbajtur aktalisht.

 

Lexo edhe:  E papritur në DWTS, Xhuli e puth në buzë balerinin