Inspektorati në aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit të Prishtinës ka njoftuar se nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Inspekcionit, takisitë ilegale përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.

Veç ndaj taksive ilegale, është duke u zhvilluar aksion edhe ndaj kombive ilegale, që qarkullojnë në kryeqytet.

Lexo edhe:  Rrahmani: Kurti është i vetmi kryeministër që pas më shumë se 10 vitesh, pranoi të zbatoi vendimin e gjykatës kushtetuese që t’ia japë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit