Incidenti me rrymën te Super Viva në Prizren, vdes personi që ra në kontakt me të
Një ngjarje e rëndë ka ndodh në njërën nga pikat e Super Vivës në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Aty dyshohet se një nga punëtorët ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi rajonal i Policisë, i cili ka njoftuar se viktima ka vdekur rrugës për në spital
Rasti ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit.