Incidenti ku u lënduan 13 minatorë, shkarkohet drejtori i Minierës së Trepçës

Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Minierës së Trepçës.
Ibrahim Jonuzi nga Sindikata e Pavarur e Minierës së Trepçës e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

Ai tha se “sigurisht deri te shkarkimi ka ardhur pas rastit të djeshëm”.

Në vend të Karaçës, Jonuzi ka thënë se drejtor është emëruar Shyqri Sadiku.

Dje në Minierën e Trepçës u lënduan 13 minatorë, pas rrjedhjes së acidit sulfurik nga bombola.

Dy prej tyre po vazhdojnë të trajtohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për shkak të lëndimeve në sy.

Lexo edhe:  Burri në Mitrovicë i shkon te banesa ish-gruas, i shkakton telashe pasi s’e la të hyjë