Incidenti i çuditshëm në Lipjan, digjen dy makina, shpëtohet familja (VIDEO)

Kanë mbetur vetëm gjurmët.

Dy makina që ishin në këtë vend në këtë shtëpi të Gadimes të Ulët të Lipjanit, u bën shkrumb e hi.

Vetë pronari i tyre refuzoi të flas për rastin, por zjarrfikësit konfirmuan se nxituan që të arrijnë sa më shpejtë që ishte e mundur në vendin e ngjarjes. Veç se ishte vonë për t’i fikur flakët në automjete.

Por, djegia e makinave mëngjesin e hershëm të së enjtes, ka mundur të jetë fatale edhe për familjen, po të mos kishin ndërhyrë fqinjtë.

Policia ka thënë se rasti është në hetim, e Klani mëson se incidenti po trajtohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Lexo edhe:  Policia zbarkon në një shtëpi në Pejë: Vëllai denoncon vëllain për drogë, e mbyll në banjo për ta ndaluar që t’i ikë arrestimit