Imami Maliqi shtron iftar për policët: Lutem që Zoti t’i shpërblejë për sakrificën e tyre

Imami Labinot Maliqi ka organizuar një iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Maliqi u shpreh se ky moment është shembull i përkushtimit, respektit dhe unitetit mes institucioneve dhe komunitetit fetar.

“Lutem që Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, shkroi Maliqi krahas fotografisë së publikuar në Facebook.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti viziton dy familje serbe në Istog, shoqërohen nga Policia