Ilnisa Agolli publikon një fotografi të Meritonit, i bën dedikim të veçantë: Vdes për ty
Ilnisa Agolli po vazhdon të marrë vëmendje edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 3.
Gazetarja e njohur të shumtën e kohës po e kalon me partnerin e saj, prezantuesin Meriton Mjekiqi.
Ajo ka ndarë së fundmi një fotografi të tij, duke i bërë një dedikim special në InstaStory
“Vdes për ty”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë.

E në anën tjetër, ajo ka ndarë edhe një imazh të vetes në të cilin tha: “Dhe ai për mua”.

Çifti, i krijuar në Big Brother VIP Albania 3, këto ditë kanë qenë për pushime në Turqi.
Pavarësisht paragjykimeve, ata po vazhdojnë të jenë shumë të përfolur në media e shtypin rozë.