Ilir Haxhiaj dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij

Gjykata e Prizrenit e ka shqiptuar dënimin për Ilir Haxhiajn, i cili e ka vrarë gruan e tij, Hadije Dina.

Deri te vrasja kishte arritur pas një mosmarrëveshjeje në veturë, ku më pas, Haxhiaj e kishte goditur viktimën për asfalti.

Në 2021-tën, Haxhijajt, Gjykata e Prizrenit ia kishte shqiptuar 15 vjet burgim, vendim të cilin e kishte kthyer Gjykata e Apelit.

Prokuroria pretendon se në dalje të fshatit Samadraxhë, i dyshuari ka ndalur veturën e tij në anën e djathë të rrugës dhe ka nxjerrë viktimën jashtë veturës dhe ka filluar ta grushtojë, duke e goditur në të gjitha pjesët e trupit.

Në aktakuzë thuhet se viktima Hatije Dina si pasojë e sulmit nga bashkëshorti, është rrëzuar në asfalt, ndërsa i akuzuari ia kishte kapur kokën dhe disa herë e kishte goditur për asfalti.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes ish mësimdhënësi mitrovicas i muzikës, Abit Hajra