Ikën nga burgu i Mitrovicës një serb, Policia vihet në kërkim

Një person i ndaluar është arratisur sot rreth orës 15:45 nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, shkruan “Jepi zë”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se menjëherë pas njoftimit për arratisjen, janë ndërmarrë masa urgjente duke vendosur pika statike kontrolli në të gjithë veriun e vendit dhe duke zhvilluar kontrolle intensive fizike në zonën përreth qendrës së paraburgimit.

Në aksion janë përfshirë edhe njësitë speciale, përfshirë njësinë K9 me qen të trajnuar për kërkime.

“Jemi ende në kërkim të personit në fjalë dhe kemi angazhuar të gjitha kapacitetet për ta lokalizuar dhe kapur atë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Pjesëtarët e FSK-së nga terreni ftojnë rininë për t’u bërë pjesë e ushtrisë