“Ik injorante”, “Nuk di kurrgjë”, Gashi dhe Avdiu përplasen në studio, ndërhyn Kërquki
Një përplasje në studio televizive ka ndodhur sonte mes analistit Shkëlzen Gashit dhe analistes, Zana Avdiu, raporton Paparaci.
Fillimisht, Gashi tregoi se nuk i ka dëgjuar audio-incizimet e publikuar ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Prandaj, ai nuk i komentoi dhe shtroi disa pyetje pasi përball kishte deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila hodhi kritika ndaj pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje
Megjithatë, Avdiu sugjeroi që “mos të merremi me interpretimet e Xenit” pasi ai sipas saj, në shumicën e kohës nuk di kurrgjë.
“Në shumicën e kohës, Xeni flet qeshtu sende që s’i di, s’di kurrë kurrgjë, edhe flet qysh po flet në këtë rast. Kisha dashur të mos merremi me interpretimet e Xenit. Se vetë tregoi që nu ki ka dëgjuar, qysh flet në shumicën e rasteve që nuk i di. Ose fokusohemi përgjigjeni në pyetje, ose kalojmë në tema që Xeni i di, nëse i di”, tha ajo në T7.
Më tej, Avdiut iu kundërpërgjigj Gashi, i cili e quajti atë injoronte.
“Po du me i thonë se është shumë injorante. Kam pasur problem, kemi ardhur. Para se me të shti ty në studio duhet me ta bo testin e inteligjencës. Ik se të shpërfilli komplet, injorante”, tha ai, për çka çoi në ndërhyrjen e autorit të Pressing, Leonard Kerquki.
Gazetari Kerçuki kërkoi nga të dy të lartpërmendurit që të kalojnë në tema tjera për t’i diskutuar në studio.
Nga ana tjetër, Avdiu sërish hodhi kritika ndaj Gashit, i cili më nuk iu përgjigj asaj.
“Kjo dëshmon që ti s’di për shumicën e temave që flet”, shtoi Avdiu.