“Ia shkunda kokën dhe i thash zgjohu”, rrëfimi i policit për natën tragjike në Lipjan

Pesë zyrtarët policorë të paraburgosur për rastin tragjik të Agon Zejnullahut në Lipjan, që dyshohet se e vranë nga pakujdesia kanë dhënë deklaratat e tyre para Prokurorit të Shtetit për natën tragjike të 7 korrik.

Klankosova.tv ka siguruar kërkesën e plotë të Prokurorit të Shtetit, ku janë të përfshira dëshmitë e secilit zyrtar policor, të intervistuar në cilësi të të dyshuarve.

Në pjesën e deklaratës së policit Endrit Beqiri, thuhet se i njëjti ka thënë se gjatë asistimit që ka ofruar, në asnjë moment nuk ka qenë i vendosur mbi trupin e viktimës, tashmë të ndjerë, por pasi e ka kuptuar se kolegët nuk po arrijnë ta fusin nën kontroll, ia ka kthyer dorën në pozitën për prangosje.

Mes tjerash, ai ka thënë se ka tentuar t’ia kthejë vetëdijen Agonit, duke ia shkundur fytyrën, “duke i thënë zgjohu”.

Lexo edhe:  Vdes një ushtar turk i KFOR-it