Ia ndërron drynin e restorantit që po e shfrytëzonin bashkë, gruaja e lajmëron në polici

Një grua ka raportuar në polici se ka pasur marrëveshje për shfrytëzimin e një restoranti me një person, mirëpo i njëjti ka ndërprerë kontratën dhe i ka ndërruar drynin e dyerve të restorantin, duke u pamundësuar punëtorëve qasjen në punë.

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pas marrëveshje për shfrytëzimin e një restoranti me të dyshuarin mashkull kosovar, mirëpo i njëjti ka ndërprerë kontratën duke i ndërruar drynin e dyerve të restorantin dhe duke u pamundësuar punëtorëve qasjen në punë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo edhe:  "9 fëmijë i kam, me u pasë kujdes për mu, nuk kisha shku tan natën me rujt, e ditën prapë me punu" - I moshuari emocionon me përgjigjen se kur pyet sa kujdesen prindërit për fëmijët