Ia moren gjysmë milioni euro për investim në kriptovaluta, arrestohen dy persona në Prishtinë

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.

Puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.

Personat e dyshuar:

– F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ,

– L. Rr, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.

Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.

Lexo edhe:  Nga 2012-ta me kancer, gjenerali serb i dyshuar për krime në Kosovë që vdiq sot ishte operuar 12 herë