Ia mësyu vjedhjes së një marketi në Deçan, ky është i dyshuari që u kap me armë pasi iku

Tentativa për të vjedhur në depon e një marketi në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan e futi në telashe një 31-vjeçar. Ai u ballafaqua me pronarin e marketit e më pas iku nga vendi i ngjarjes me një armë në dorë. Policia arriti të intervenojë dhe i njëjti përfundoi në ndalim policor.

Nga Policia e kanë konfirmuar se kanë konfiskuar një armë nga i dyshuari dhe i njëjti është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Hysen Bozhdaraj.

Ai dyshohet se kishte hyrë në depon e marketit ‘Banana’ me një armë në dorë dhe posa është kapur nga pronari, ka nisur një përplasje verbale mes tyre.

Gjatë kësaj kohe, të dyshuarit i ka rënë arma e më pas është larguar nga aty, por Policia arriti ta ndalojë të shtëpia e tij.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar hetimi.

Lexo edhe:  U kap duke kryer vjedhje, arrestohet 33 vjeçari në Obiliq