I trishtueshëm lajmi për vde*kjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh ngushëllime për gjithë komunitetin shëndetësor dhe pacientët të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra, dr.Jetmir Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht sonte në një aksident trafiku.
ShSKUK në postimin e bërë për vdekjen e hershme të doktorit, shpreh trishtim ndaj lajmit për vdekjen e tij.
“I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare. Të pikëlluar me ndarjen e parakohshme nga jeta, ShSKUK, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra”.