I riu që u rrah me punëtorin e Shellit futet sërish në sherr, nxjerr nga vendi kamerën në qendrën e ndalimit
Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur të martën mbrëma në pikën e pompës së derivateve ‘Shell’ në fshatin Pavlan të Pejës, ku një punonjës i kompanisë dhe një klient dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike. Ndaj të dyshuarve kanë nisur hetimet nga Prokuroria, teksa njëri prej tyre është dërguar në ndalim policor.
Klienti i dyshuar, Agron Qaki ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dërgohet në mbajtje, ka shkaktuar telashe edhe në qendrën e ndalimit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 30-vjeçari po dyshohet se nga mllefi ka dëmtuar kamerën e sigurisë që ndodhej brenda hapësirës ku ai ishte dërguar që të qëndrojnë gjatë periudhës 48 orëshe.
Këto veprime i kushtuar të dyshuarit pasi Policia u mor sërish me të. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti edhe për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Ndërsa brenda afatit ligjor, ndaj tij do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.
Detajet për rastin për të cilin ai përfundoi në ndalim policor i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.