I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK.

 
Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Varrimi i tij do të bëhet sot, nga ora 16:30, në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Lexo edhe:  Vrasja në Durrës të Shqipërisë, reagon vajza e të ndjerit: O Zot, zgjomë nga kjo ëndërr e zezë…