I riu që është në kërkim nga Policia e Kosovës, lajmërohet nga arratia

Isak Sfeqla, personi i shumë kërkuar nga Policia e Kosovës është lajmëruar nga arratia. Përmes një bisede telefonike Sfeqla deklaroi se publikimi i fotografisë së tij si person i arratisur ia ka shkatërruar jetën pasi që ai pretendon se e ka kryer dënimin. 34-vjeçari është shpallur në kërkim që më shumë se dy javë nga Policia Rajonale në Gjilan, pasi ka arritur të ikë nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit.

I arratisuri Isak Sfeqla ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të rrëfyer pafajësinë e tij. Ai pretendon se i gjithë rasti i është montuar dhe nuk është arratisur nga policia.

Në një bisedë telefonike, Sfeqla akuzon policinë që kanë “maru filma” duke ia publikuar fotografinë e tij.

Ai deklaron se ndodhet jashtë Kosovës por nuk tregon detaje se ku saktësisht.

“Kanë maru filma gjaja sikur unë jam arratisur. Ata krejt për tjetër sen o vlëla. Unë jam jashtë vendit. Kërkoj nga ju me ditë arsyen pse ma kanë qit foton. Ma kanë prish jetën, jam njeri familjar. Duhet me fol përmes juve me i nal këto sene. Për kurgjo hiç ma kanë qit fotot aty. S’po di çka janë këta njerëz a janë të trent. Gjinja po vrahen e çka s’po bonjë e mu për kurgjo hiç“, tha ai.

Policia thotë se është arratisur nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit, por ndryshe deklaron Sfeqla.

Ai thotë se e gjithë ngjarja ka qenë për një fjalosje me dy policë për një flet arrest.

“Për një fjalosje me dy polic gjatë arrestimit tim që e kisha pas një flet arrest. Me kanë paditë e me kanë qit në gjyq. Unë kam pas me shku po ma kanë qit tani foton”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Shefi i stafit të Osmanit tallet, i kërkon Vuçiqit ta bëjë testin e ADN-së bashkë me Fahri Musliun

Si thotë se e ka ‘larë’ dënimin me burg duke thënë “zero, zero jam”.

“Unë kam qenë në burg e kam la krejt zero zero jam. Unë s’jam tu i ik as ligjit as shtetit. Ma kanë prish jetën”, tha ai.