I riu në Viti e rrah brutalisht motrën 11-vjeçare, e godet me kabllo të PlayStation

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.

Një vajzë e mitur ka kërkuar së fundi ndihmën e Policisë së Kosovës në Viti, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj më i madh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e vajzës, e cila ka bërë me dije se 19-vjeçari e ka rrahur duke e goditur me kabllo të Sony PlayStation.

11-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të riut kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Kështu do të subvencionohen nga Qeveria ata që do të kursejnë rrymë