I ra të fikët në trafikun urban, QKUK konstaton vdekjen e udhëtarit
Raste të shpeshta të alivanosjeve dhe atakun në zemër kemi dëgjuar kohëve të fundit në Kosovë, kjo mund të vijë nga mos aktiviteti i duhur fizik, mosha apo edhe ushqimi.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast mjaft shqetësues në një linjë të trafikut urban në Prishtinë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se një person është alivanosur në autobus.
Për rastin menjëherë janë lajmëruar organet e rendit, ku viktima është nisur për në QKUK me ç’rast u konstatu edhe vdekja e tij.
Ndryshe, trupi i tij u dërgua në IML për obduksion.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmin, policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin.