I moshuari te rrethi i Spitalit rrezikon jetën, iu del përpara veturave
Një person i moshuar sot ka penguar komunikacionin, pasi i njëjti është afruar te rrethi i Spitalit ku ka filluar të bëjë lëvizje të pakontrolluara duke rrezikuar edhe jetën e tij i ndodhur para veturave në lëvizje.
Shoferët e shqetësuar kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë bërë thirrje urgjente që Policia e Kosovës të ndërmarr masa.
‘Urgjentisht Kosovo Police apo kushdo te marr masa para se te ndodh ndonje aksident!!!”, shkruhet në videon e “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.
Ndërsa, siç u shprehën komentuesit personi në fjalë ka çrregullime mendore dhe i njëjti shihet shpesh duke bërë veprime të tilla.
Urgjentish Kosovo Police apo kushdo te marr masa para se te ndodh ndonje aksident!!!