I mori para një mërgimtari, ky është zyrtari i Gjykatës në Pejë që u arrestua sot

Hetimi disa mujor i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë ka rezultuar me identifikimin e një personi, i cili ka qenë objekt hetimi nën dyshimet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfet”. Bëhet fjalë për një referent të lartë në Gjykatën Themelore të Pejës, i cili është arrestuar sot dhe tashmë i është caktuar masa e ndalimit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Zenel Hoxhën, 63-vjeçar, i cili është referent për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, raporton Sinjali.

Ai po dyshohet se është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga një qytetar ka pranon një sasi të hollave.

Pas shoqërimit në Polici, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe më pas ndaj tij është lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh.

Ndërsa i dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.

 

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari për rrahjen brutale të 26-vjeçarit në Lipjan, arrestohet dhe ndalohet