I kërkuar për dhunim, 26-vjeçari kapet në Prishtinë – dërgohet në vuajtje të dënimit
Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një urdhër për vuajtje dënimi me pesë vjet burg për veprën penale “Dhunim”.
Bëhet fjalë për A.O., 26-vjeçar, i cili është kapur nga njësitet policore në kuadër të një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.
Operacioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, të cilët kanë vepruar konform urdhëresës së gjykatës.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.