“I ka kërcyer gjysma e botës”- Ilnisa ofendon rëndë Riken

Meritoni dhe Ilnisa janë një nga çiftet që kanë rënë shumë në sy për afrimitetin që kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ata e ndajnë çdo mbrëmje shtratin së bashku, ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.

Por Sfida e litarëve e “Vëllait të Madh” ka qenë shkak i një krisje mes tyre, ku Meritoni dhe Ilnisa ishin në të njëjtin grup. Ilnisa i ka kërkuar llogari për afrimitetin që ka me Riken, e cila ishte në grupin tjetër.

Meritoni ka tentuar që të flasë dhe të sqarohet me të, por ajo e ka refuzuar dhe nuk ka dashur të komunikojë me të. Ilnisa e akuzon se i ka futur duart Rikes në syrin e saj dhe këtë gjë nuk e toleron.

Ilnisa: Në syrin tim i fut duart asaj. Asaj? Në syrin tim? Hajde tani ec, ik më lër.

Derisa Meritoni po mundohej t’ia sqaronte se vetëm po kercenin, Ilnisa nuk i kursen ofendimet ndaj Rikës.

“Asaj i ka kërcyer gjysma e botës”, dëgjohet duke thënë Ilnisa.

Ilnisa: Mua s’më bëhet vonë farë, por jo të kërceje ti si një adoleshent, edhe me kë? Me një që ka kërcyer gjysma e rruzullit. Boll! Nuk më respektove, se poshtë nuk më hesht dot poshtë. Ti dhe dëshira jote dhe malli që të kishte zënë për shoqërinë e vjetër…. Kjo nuk është xhelozi./Gazeta Insajeri/

Lexo edhe:  Ish-e dashura e Mërgim Berishës pjesë e “BBVK2”