I jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

I është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.

Shkak i vdekjes së tyre u bë shembja e një objekti të pabanuar.

Ideal Rama, 14 vjeç, Veton Morina dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç, u varrosën në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë)

Në varrimin e tyre morën pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe figura të njohura politike si Ardian Gjini, Anton Quni e Daut Haradinaj.

Lexo edhe:  Si i ra në dorë mitralozi i komandantit legjendar Adem Jasharit? - rrëfen ish-komandanti Gani Imeri