I jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq, flasin dëshmitarët që panë ngjarjen
Pjesët e veturës mbetën, por shoferi u largua me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët thonë se gara që ai po e bënte me dikë tjetër ishte shkak që këmbësori 28 vjecar vdiq mëngjesin e së dielës.
Viktima u godit në natën e Vitit të Ri teksa po e kalonte rrugën në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë
Pas aksidentit ai kishte ende shenja jete, por autoambulanca sipas dëshmitarëve u vonua gati një orë.
Edhe mjeku kujdestar e konfirmoi se në QKUK u soll me shenja jete, mirëpo 28 vjecari nuk arriti të iu mbijetoi plagëve të shkaktuara.
E një ditë më pas limiti i shpejtësisë në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet vazhdon të tejkalohet nga pothuajse nga secili automjet që qarkullon e kjo po shqetëson banorët të cilët humbën më të dashur pikërisht në këtë vend.