I jepet lamtumira e fundit sot gruas e cila u hodh nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë

Gazeta Sinjali raportoi ditë më parë për një ngjarje të rëndë në Prizren, ku ishte gjetur trupi i pajetë i një gruaje në Lumin Drini pasi dyshohet se ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi nga komuna e Prizrenit, vdekjen e së cilës më pas e kishte konfirmuar ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Familjarët e të ndjerës kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sipas të njëjtëve, varrimi i të ndjerës bëhet ditën e sotme, me namazin e ikindisë.

Lexo edhe:  Aksion i hajnave në Lipjan: Thyejnë një banesë në katin e tetë, vjedhin ari në vlerë të 10 mijë eurove