I jashtëzakonshëm edhe Roberto Bakaj, boksieri shqiptar fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center.

Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi Jongo, shkruan Indeksonline

30-vjeçari u tregua dominant gjatë tre raundeve të para, kurse gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.

Kujtojmë që fitore në këtë event boksi arriti edhe Amarildo Bakaj.

Roberto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 13 meçe dhe i ka të gjitha fitore me nokaut.

Lexo edhe:  Vdes Emin Borovci, i njohur si komandant Triumfi