I dyshuari për plagosjen në Obiliq është i mitur, mosmarrëveshja në ‘facebook’ motiv
Një i mitur dyshohet se është autori i plagosjes në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Siç merr vesh Klankosova.tv, motiv i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje në rrjetin social “Facebook”.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se dorasi është shpallur në kërkim dhe po bëhet gjithçka për kapjen e tij.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

