I detyronte fëmijet e vet të hante jashtëqitjen- kosovari dënohet me 16 vjet burg në Zvicër

Gjykata e Qarkut në Zurich ia shqiptoi dënimin prej 16 vjet e gjysmë burgim një burri nga Kosova.

Kjo pasi ai dhe gruaja e tij zvicerane për vite me radhë i kishin tortuar dy nga shtatë fëmijët e tyre.

Ata akuzohen se i kanë mbyllur në dhomë viktimat edhe në bodrum të ftohtë.

Kështu pa dënuar nuk shpëtoi as gruaja e cila mori një dënim prej 10 vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë.

Atyre u duhej që të vidhnin ushqime nga fëmijet e tjerë në shkollë, e gjithashtu të merrnin fshehurazi ushqim në shtëpi, raportojnë mediat zvicerane.

Djali nëntëvjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë derisa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të fëmijëve

Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë.

Fëmijët ishin po ashtu të izoluar nga bota e jashtme duke mos pasur mundësi të kontaktonin shoqërinë e klasës e as të merrnin pjesë në ekskursione.

Sipas aktakuzës së ngritur ndaj çiftit bashkëshortor, maltretimet ndaj fëmijëve të tyre ishin aq të rënda.

Madje, thuhet se gruaja zvicerane, e kishte detyruar vajzën që t’i hante të vjellat e saj e ndërkaq djali ishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij.

Vuajtjet kanë përfunduar tek pasi djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2020 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik.

Lexo edhe:  Alarm për Policinë: Shani Tmerri e kërcënon me vrasje Aleks Visha, publikon edhe pamje me armë