I dënuari me gjobë për aksidentin në Prizren i ka 9 mijë € tiketa të papaguara, dyshohet edhe për 3 aksidente të tjera

I riu që shkaktoi aksidentin trafik më 20 dhjetor në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Prizren, ku goditi një këmbësor – pamje këto të frikshme që më pas u publikuan, ka shpëtuar pas kaluar asnjë ditë në burg. Gjykata e shpalli fajtor Xhemali Zhurin dhe e dënoi me 6 muaj burgim, por trupi gjykues vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit që dënimi me burg të zëvendësohej me 1 mijë euro gjobë.

Edhe pse shprehu keqardhje në Gjykatë dhe kërkoi, duke deklaruar se aksidenti kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe pa dashje, Zhuri del të jetë shofer problematik.

I gjobitur dhjetëra herë për shkelje të rregullave të komunikacionit, 22-vjeçari ka edhe të kaluar kriminale.

Siç ka mësuar Sinjali, Xhemali Zhuri ka hiç më pak se rreth 70 tiketa për rastet në të cilat është dënuar nga Policia e Trafikut, 65 prej të cilave as nuk i paguar.

Gjobat e shqiptuara ndaj tij për shkeljet e vazhdueshme, për të cilat nuk e ka kryer pagesën e kapin vlerën e rreth 9 mijë eurove.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se Zhuri ka mbetur edhe pa patentë shofer, që i është sekuestruar nga Policia edhe për 7 vjet të tjera, deri në vitin 2031.

Zhuri dyshohet po ashtu edhe për 3 aksidente të tjera që dyshohet se i ka kryer si rezultat I mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Emri i Xhemali Zhurit është i njohur për Policinë edhe për vepra të tjera penale, përveç atyre kundërvajtëse.

Sinjali merr vesh, në dosjen e Policisë, emri i tij përmendet edhe për vepra si “Lëndim i lehtë trupor” e “‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Lexo edhe:  Operohet ish-ushtari i UÇK-së Fatmir Musliu