I dënuar me dy vjet burgim për drogë, ky është i arrestuari në Prishtinë

I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës të premten pasdite – Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për drogë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arianit Jahirin, 30-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i njëjti është kapur në rrugën “Mbreti Bardhyl” në kryeqytet, ku u ndalua nga njësitë policore.

Jahiri ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i dënuari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Hajnat thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, vjedhin stoli ari dhe armë