I caktohet masa e paraburgimit Besnik Ukajt, të shumëkërkuarit nga Policia që u arrestua në Fushë Kosovë

 Besnik Ukaj është kapur më 15 korrik rreth orës 16:00 nga Policia në Fushë Kosovë

Të njëjtit pas intervistimit dhe ndalimit, dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kush është Besnik Ukaj

Ukaj është emër tjetër i njohur për organet e rendit. Ai është nga fshati Korishë i Prizrenit, dhe ishte shpallur në kërkim për tentim vrasjen më 17 maj në Nashec të Prizrenit.

Për motive dhe në rrethana akoma të paqarta, Ukaj e la të plagosur Jeton Ahmetajn dhe arriti që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Më 29 maj 2024, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e Ukajt.

Besnik Ukaj është hetuar edhe për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

Lexo edhe:  Temperaturat e larta, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori – çka thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë