Hysen Durmishi provon të arsyetohet pasi voziti pa rrip të sigurisë

Zëvendëministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është parë teksa voziste pa e vendosur rripin e sigurisë teksa ishte bashkë me ministrin Liburn Aliu për të inspektuar punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan.

Ky detaj u bë lajm në media, se si zv.ministri theu rregullat e komunikacionit.

Lidhur me këtë veprim ka reaguar vetë Hysen Durmishi duke thënë se video është bërë aty ku nuk ka qarkullim të automjeteve.

Lexo edhe:  KFOR-i: Qëndrimi ynë është i qartë, çdo vendim në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut