Hysen Durmishi falenderon gazetarin Arsim Lani që shkoi në butik për ta parë çmimin e xhaketës së tij

Zëvendësministri i Minsitrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka falënderuar gazetarin Arsim Lani që ka shkuar për ta verifikuar se çmimi i jaknës që ka blerë, ishte 100 euro dhe jo më shumë.

“E falënderoj gazetarin Arsim Lani që me vetiniciativë paska marrë mundin që t’a bëjë gjënë më elementare në gazetari, verifikimin e faktit”, ka shkruar Durmishi, transmeton lajmi.net.

Durmishi tutje ka shtuar se nuk e ka problem që njerëzit mirren me të, por siç ka thënë, me familjen e tij.

“Nuk e kam problem që mirreni me mua sepse unë mbaj post publik por çfarë keni me familjen time, me fëmijët e mi. A do të duhej të kishte një etikë minimale në raste të tilla?”, ka deklaruar Durmishi.

“Rrugët janë pastruar dhe jemi përgatitur maksimalisht për çfardo situate gjatë dimrit. Kemi ndërtuar tashmë sistem për mirëmbajtje e sinjalistikë. Më nuk ndodhë që “dimri të na zë në befasi”. Projekte të rëndësishme po realizohen dhe shumë të tjera na presin vitin që po vjen. Natyrisht që kjo po i pengon dikujt. Ne po ecim përpara me shumë punë të mira e shpifësit le të jetojnë gjatë duke i gëzuar sukseset tona”, ka shtuar ai.

LAJME TË FUNDIT

Pesëshja e javës në elitën e basketbollit të femrave

Shqipja habit me deklaratën: Ganiu kërkoi të fle me të

Arrestohen pesë persona në Viti, dyshohet se vodhën…

Lajçak merr pjesë në organizimin e Këshillit Evropian…