Hysen Durmishi del në inspektim të borës, ka veshur jakne që kushton rreth 2 mijë euro

Reshjet e borës filluan dje, eh pas kësaj zëvendësministri i Infrastrukturës doli në inspektim të rrugëve.

Por, ajo çka bie në sy është ajo çka ka veshur ai, pra jaknja e tij.

Gazetari Lirim Mehmetaj në Facebook, ka argumentuar se Durmishi mbanë të veshur një jakne që kushton mijëra dollarë.

Për Mehmetajn e çuditshme mbetët heshtja e eksponentëve të pushtetit.

Zevendes-ministri i paska be pergatitjet per dimer me nje “vidhnjak” 1 mije e 985 dollaresh.

Kur ta pyesin ku i more paret ka me thane nga shuma qe m’ka dal si i burgosur politik.

Qe korruptohen keta nuk ka qene e diskutueshme fare, ama eshte e cuditshme qysh nuk del nje deputet i Vetevendosjes a nje zyrtar partie me thane qe nuk eshte ne rregull kjo hajni.

I ka palu Albin hajni si kastravecat turrshi, s’po guxojne cik me be”, ka shkruar Mehmetaj.

Të njëjtën gjë e ka vërejtur edhe aktivisti i LVV’së, Blend Zymi, dhe e ka publikuar po ashtu në Facebook.

“Miremengjes Kryeminister Kurti. Ky eshte Hysen Durmishi me jakne 1300evro qaq sa e ki rrogen ti e qe gati para 2 vjetve thojke neper emisione televizive qe menxi ja del mujit me 2 fmij t’vegjel. A din veq mos thuj s’keni kallxu”, ka shkruar Zymi

Lexo edhe:  Të shtënat te ‘Bregu i Diellit’: Zbulohet kush janë dy personat që u plagosën – dërgohen në QKUK