Humor i zi në “BBVA”: Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve

“Big Brother VIP Albania”, u sjellë shpesh banorëve komente nga jashtë.
Produksioni është munduar që këto komente të jenë të bukura nga publiku, shkruan lajmi.net.

Sot duket se një gjë e tillë nuk u bë.

Njëri prej dërguesve i ka shkruar një mesazh aktores Olta Gixhari, duke iu drejtuar: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve”.

Me të parë këtë, disa banorë kanë qeshur, teksa vet Olta me gjysmë zëri ka thënë: “Mos është një tip shakaje”.

Lexo edhe:  Bebe Rexha dhe trajnerja Senada Greca këndojnë e vallëzojnë me këngë shqipe