Humb jetën tragjikisht në Francë mërgimtari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Paris. Një burrë nga Kosova e ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Lajmin e ka konfirmuar ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, i cili ju ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Ai ka publikuar edhe një postim lidhur me ngjarjen e rëndë duke bërë të ditur se bëhet fjalë për Shkëlzen Kamajn, nga fshati Strellc i Deçanit.

Njoftimi i plotë:

Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francë

Miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllëzër Shkelzen Kamaj nga Strellci i Ultë I Deçanit.!!

Xen qofsh i xhehnetit vëlla.!!

Ngushëllime familjes Kamaj, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Xenin.!!

Do të na mungosh të gjithëve😢😢

Lexo edhe:  Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Malishevë, një tjetër në gjendje të rëndë