Humb jetën nxënësi shembullor i gjimnazit “Qemal Stafa”, shokët mbushin me lule bankën e tij – ishte vetëm 16 vjeç
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një nxënësi në gjimnazin “Qemal Stafa”.
15-vjeçari Flavio Mankollari është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme pasi një aksident automobilistik e ndau nga familja, shokët dhe shkolla ku ishte i shkëlqyer në mësime.
Mankollari kishte mbaruar klasën e 10-të me 10-ta absolute dhe vitin e dytë e kishte nisur me të njêjtin ritëm, si një nxënës ekselent që nuk e njihte notën 9.
Shokët dhe shoqet e gjimnazit “Qemal Stafa” janë tejet të pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëmoshatarit të tyre i cili ishte nxënës shembullor dhe promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore.
Edhe mësuesit e gjimnazit janë me lot në sy për humbjen e parakohshme të nxënësit të tyre ekselent.
Mesazhi i nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “Qemal Stafa”:
Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.
Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik …
Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!
Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur!